“Përgjegjësia është individuale”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, duke e përsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij në Kongresin e Partisë Socialiste, teksa dy ish-ministra dhe një deputet i kësaj force politike janë pas hekurave.
Në fjalimin e tij përpara delegatëve, kryesocialisti tha se PS nuk do të bëhet mburojë dhe zyrë avokatie.
“Thonë që ky i gjati të lëshon, nuk të mban. Unë nuk lëshoj askënd në këtë familje që bëhet shënjestër për punët e përbashkëta. I vë gjoksin, fytyrën, zërin, dhe i dal unë përpara kur është fjala për punë. Por unë jo vetëm që nuk mbroj asnjërin që besimin e marrë nga zgjedhësit e përdor për ti ngrënë pas shpine edhe zgjedhësit, edhe familjen politike edhe mua.
Borxhin nuk ia kam askujt kur i merr koka erë, por kësaj familje dhe këtij populli. Pikërisht se jam edhe u gjatë si mund ti mbroj që më vënë përpara ca të vegjëlve me mikrofona dhe më kërkojnë llogari, për çfarë; për zorrën e atyre që nuk ndalojnë së ngrëni dhe se kanë marrë vesh akoma që në botën tjetër nuk punojnë kartat e kreditit. Në sharrë shkoni sic dilja unë dikur në plazh se asgjë nuk ju dallon nga ata të tjerët atje”, tha Rama.
Kryeministri shtoi se ndonjë ditë mund të shfaqet në SPAK prej veshi me ndonjë nga ata zyrtarë të PS që shkel ligjin.
“Të gjatin nuk ia beson njeri kur thotë; ma bënë pas krahëve. Kush e beson? Se dukesh dhe si hajvan, dy metra..ca është kjo?! Mos u çudisni që të më shohin mua ndonjë ditë te dera e SPAK me ndonjë nga këta prej veshi. U në i zgjedh këta ministra, deputetë, jo në emirin tim. S’po flas për nivele të tjera që i zgjedhim dhe me drejtuesit e qarqeve, i zgjedhim në emër të atyre votuesve, të PS.”, theksoi Rama.