Në orën 10:25 të mëngjesit të 2 gushtit 1980 një bombë shpërtheu në stacionin qendror të Bolonjës. Vdesin 85 persona. Këtu është historia e një prej mistereve më të mëdha në Itali.
Ka një dënim të ri për masakrën në stacionin e Bolonjës: është “njeriu i pestë”, Paolo Bellini, terroristi i djathtë, eksponent i grupit fashist Avanguardia Nazionale, i përfshirë në fillim të gjyqit në vitet 1980 i cili arriti të anashkalonte hetimin falë një alibie të rreme. Më 6 prill 2022, në fakt, Bellini u dënua me burgim të përjetshëm në shkallën e parë me një vit izolim për bashkëpunim në masakër.
…Më në fund, është hedhur dritë mbi një nga faqet më të errëta të historisë italiane, masakrën e ndodhur më 2 gusht 1980 në stacionin hekurudhor të Bolonjës Centrale. Një bombë me sahat, e fshehur në një valixhe të lënë në dhomën e pritjes të klasit të dytë, shpërtheu në orën 10:25 të mëngjes, duke vrarë 85 njerëz dhe duke plagosur mbi 200 të tjerë.
40 VJET PËR TË VËRTETËN – Të shtunën e 2 gushtit 1980, në stacionin e Bolonjës kishte familje që niseshin për në plazh, ushtarë me leje, studentë gati për tu nisur jashtë vendit. Salla e pritjes e klasit të dytë ishte shumë e mbushur plot. Një zonjë që po shfletonte revistën, me bisht të syrit shikonte djalin e saj që po ecte nëpër trotuarin e platformës së parë, përtej derës së xhamit. Gjëja e fundit që pa gruaja ishte djali i saj duke fluturuar në ajër. Ishte ora 10:25.
SHUMË NGJASHMËRI – Ndodhi më 12 dhjetor 1969 në orën 16:37 në Piazza Fontana në Milano, më 28 maj 1974 në orën 10:12 në Piazza della Loggia në Brescia dhe përsëri, në të njëjtin vit, në orën 1:23 të mëngjesit më 4 gusht në San Benedetto Val të Sambros, në periferi të Bolonjës, kur një bombë shpërtheu në trenin Italicus. Këtë herë, një valixhe e vendosur në atë dhomë pritjeje kishte shkaktuar masakrën: 23 kilogramë eksploziv që la 85 të vdekur dhe mbi 200 të plagosur, shumë prej tyre të mbetur nën rrënojat e krahut perëndimor të stacionit të shembur. Vala goditëse kishte ndalur trenin mbi shina dhe kishte prishur strehën. Për të nxjerrë njerëzit u gërmua me duar dhe për të transportuar të plagosurit në spitalet e qytetit u përdorën të gjitha mjetet, taksitë, makinat private, madje edhe autobusët. Autobusi 37 dhe ora në platformën e parë që ndaluan në orën 10:25 të mëngjesit, u bënë simbol i asaj që presidenti i atëhershëm Sandro Pertini e quajti “ndërmarrja më kriminale që ka ndodhur ndonjëherë në Itali”. Dyzet vjet më vonë, hetimet e reja nga prokuroria e Bolonjës kanë rindërtuar pamjen e asaj masakre: grupet terroriste neofashiste, sektorët devijues të shtetit dhe lozha masonike P2 e Licio Gellit kishin të bënin me të. Por le të fillojmë nga e para.
HETIMET – Vëmendja e hetuesve që hetuan masakrën e Bolonjës ishte përqendruar menjëherë në mjediset e përmbysura. Kishin kaluar vetëm 8-të vjet nga masakrat e Breshias dhe 11 nga ajo në Piazza Fontana që kishte inauguruar sezonin e bombave, të gjitha të një matrice neofashiste. Dy ditë para atij 2 gushti, prokurori i Bolonjës kishte ngritur aktakuzë për të akuzuarit për sulmin ndaj Italicus, përfshirë Mario Tutin të Frontit Revolucionar Kombëtar. Më 22 gusht, një raport i Digos zbuloi disa dokumente, “dokumenta urdhri” të Rendit të Ri – organizatës neofashiste e përfshirë në masakrat e Piazza della Loggia në Breshia dhe Piazza Fontana në Milano – dhe 6 ditë më vonë prokurori publik i Bolonjës lëshoi 28 urdhra arresti kundër militantëve të organizatave neofashiste si “Nuclei Armati Rivoluzionari” (NAR), Lëvizja Revolucionare Popullore dhe Pozicioni i Tretë.
DREJTIMI I GABUAR – Bashkë me hetimet nisën edhe hamendjet të tilla që e zhvendosnin vëmendjen te një komplot i mundshëm ndërkombëtar. Hamendësimet u krijuan nga sektorë të SISMI, shërbimi sekret ushtarak, në atë kohë i drejtuar nga gjenerali Giuseppe Santovito i regjistruar në P2, lozha masonike e Licio Gelli, e cila do të ketë rol qendror në këtë çështje. Një nga këto operacione u quajt “terror në trena”. Më 13 janar 1981 në një ndarje të trenit ekspres Taranto-Milano, u gjet një valixhe që përmbante të njëjtin lloj eksplozivi të përdorur në Bolonjë. Ajo ishte vendosur nga një nënoficer i karabinierëve, i cili kishte futur dokumente dhe objekte në të që çonin tek dy ekstremistë të djathtë, francezin Raphael Legrand dhe gjermanin Martin Dimitris, emrat e të cilëve dilnin në një dosje false që denonconte qëllimi i masakrave. Dosja që ishte hartuar nën drejtimin e gjeneralit Pietro Musumeci, nënkryetar i SISMI, me agjentin Francesco Pazienza dhe kolonelin e SISMI-t Giuseppe Belmonte, gjithashtu i Llozhës P2.
Për të ngatërruar më tej ujërat, në vitin 1991 pati një deklaratë të Presidentit të atëhershëm të Republikës Francesco Cossiga, e cila tregonte se palestinezët ishin përgjegjës për masakrën. Pastaj ishte teza që masakra ishte një hakmarrje libiane për sulmin franko-anglez (i cili dështoi) kundër kolonel Gadafit. Për të rrëzuar rrugën libiane dha mbështetjen politike jo të parëndësishme Giulio Andreottit, sepse kishte një garë interesash në qendër “Eni” dhe “Fiat”, ku diktatori Gaddafi kishte aksione të rëndësishme. Një teori tjetër ishte ajo që tregoi CIA ose Mossad (ose në të dyja në të njëjtën kohë): qëllimi i autorëve kishte qenë kundërshtimi i politikave pro-arabe kundër interesave amerikane dhe izraelite nga qeveria italiane, me të ashtuquajturin “Lodo-Moro”, një pakt sekret i mos luftimit midis Italisë dhe palestinezëve të kërkuar nga ministri i Jashtëm i atëhershëm Aldo Moro.
PROCESET – Procesi gjyqësor filloi në vitin 1987 me gjykimin në shkallën e parë: rreth njëzet persona përfunduan në bankën e të akuzuarve, të cilët të gjithë u shpallën të pafajshëm në apel tre vjet më vonë. Më 23 nëntor 1995, Gjykata e Kasacionit konfirmoi dënimin me burgim të përjetshëm për neofashistët e “NAR” Giuseppe Valerio Fioravanti dhe Francesca Mambro, të konsideruar si autorë materialë të masakrës. Mjeshtri i Llozhës P2. Licio Gelli, Francesco Pazienza dhe dy oficerët e lartë të SISMI, Pietro Musumeci dhe Giuseppe Belmonte, u dënuan për mashtrim të hetimeve. Më pas pati një gjyq të dytë i cili në 2007 dënoi Luigi Ciavardini, një ish-“NAR”, me tridhjetë vjet si autor i masakrës. Një gjyq i tretë u hap në 2017 dhe përfundoi vetëm pak muaj më parë, ku u dënua Gilberto Cavallini, për bashkëfajësi në masakër.
NDIQNI PARATË – Me të ashtuquajturën “metoda Falcone”, – me të cilën gjyqtari antimafia Giovanni Falcone kishte vënë nën kontroll organizatën mafioze duke hetuar çështjet e tyre financiare – gjyqtarët Bolonjezë ishin në fakt pas një fluksi parash që nga P2 në “NAR”. Pesë milionë dollarë u erdhën neofashistëve me operacione të ndërlikuara që Guardia di Finanza i ka rindërtuar duke u kthyer në llogaritë bankare të Licio Gelli dhe Umberto Ortolani, i konsideruar si mendja financiare e Lozhës P2. Ai kishte promovuar disa nga bizneset e Gellit në Amerikën Latine dhe kishte vënë në kontakt kreun e P2, Paul Marcinkus, kryepeshkopin amerikan shumë të fuqishëm dhe të shumëpërfolur dhe presidentin e IOR, bankës së Vatikanit. Një dizajn kriminal që përfshinte edhe Federico Umberto D’Amato, në atë kohë kreu i Zyrës së Çështjeve të Rezervuara të Viminale, dhe senatori i Missino Mario Tedeschi, gjithashtu një masonik i P2. Një tjetër risi është ajo e treguar nga neofashisti i Avangardës Kombëtare Paolo Bellini. Për gjyqtarët e Bolonjës, e ashtuquajtura “Aguliçe e zezë” – tashmë i dënuar për vrasje të tjera – ishte përkrah Fioravantit, Mambros, Ciavardinit dhe Cavallinit. Hetuesit paditën edhe ish gjeneralin e SISDE (inteligjencës civile) Quintino Spella dhe ish-karabinierin Piergiorgio Segatel për keqdrejtim.
EMRAT E RINJ – Por lajmet nuk mbarojnë me kaq dhe disa erdhën pas një investigimi të gazetarëve të Report, një program investigativ RAI 3. Ai rindërton mbështetjen e dhënë nga qarqet subversive angleze ndaj të arratisurve italianë. Deklaratat e Raymond Hill, një ish-ekzekutiv i një organizate neo-naziste angleze të infiltruar nga policia, i cili katër muaj përpara 2 gushtit 1980 do të kishte takuar neofashistin Enrico Maselli, për të inventarizuar personazhet që më parë ishin prekur vetëm nga hetimi i masakrës. Ky i fundit më pas do të kishte shpallur një sulm të afërt në Itali, duke kërkuar mikpritje për ata shokë që do të ishin detyruar të strehoheshin jashtë vendit pas masakrës. Maselli konfirmon kontaktin me Hillin, por mohoi çdo referencë për masakrën. Policia italiane ishte në dijeni të takimit mes dy personazheve qysh në vitin 1985, por gjithçka kishte përfunduar në asgjë për shkak të një gabimi traskriptues: Maselli ishte bërë Tomaselli në dokumente dhe për këtë arsye ishte zhdukur nga hetimi. Por ndoshta sot e vërteta është më afër se kurrë.
Burimi: fokus.it/ Përgatiti për botim: L.Veizi
