Ledio Sulkuqi, kancelari i gjykatës së Elbasanit është goditur me leva nga persona të paidentifikuar. Sulkuqi është goditur disa herë me levë në trup.
Ngjarja ka ndodhur sapo ai ishte çuar nga një bar-kafe vetëm 150 metra larg drejtorisë së Elbasanit.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe po punon për identifikimin e autorëve.