Kancelari austriak, Karl Nehammer do të udhëtojë nesër në Rusi për të takuar Presidentin Vladimir Putin, ka thënë një zëdhënës i qeverisë austriake sipas agjencisë së lajmeve Reuters.
“Ai po shkon atje, pasi ka informuar paraprakisht Berlinin, Brukselin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, për të inkurajuar dialogun e paqes midis Kievit dhe Moskës”, tha zëdhënësi.