Kancelari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit Ledio Sulkuqi 51-vjeç, mbrëmjen e së dielës është goditur me mjete të forta, nga persona ende të paidentifikuar.
Ngjarja ka ndodhur paranë Drejtorisë së Policisë së Elbasanit, në një nga rrugicat ku banonte Sulkuqi.
‘BalkanWeb’ raporton se disa persona janë shoqëruar për t’u pyetur rreth kësaj ngjarje.
Gjithashtu janë siguruar edhe pamjet të vendit ku edhe ka ndodhur ngjarja, ndërsa shihet edhe njollat e gjakut në vendin ku edhe është goditur kancelari i gjykatës së Elbasanit.

Elbasan/Informacion paraprak
Më datë 10.04.2022, rreth orës 22:30, në lagjen “Aqif Pasha”, Elbasan, në rrethana ende të paqarta, është goditur me sende të forta në kokë shtetasi L. S., 51 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Elbasan, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.