Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Shkodrës mëngjesin e kësaj të marte, ku u ekzekutua pranë banesës, Nazmi Bandulla.
Bëhet me dije se viktima Bandulla ndodhej në një lokal afër banesës në momentin e ngjarjes.
Dyshohet paraprakisht se është qëlluar me breshëri plumbash nga një makinë.
Më pas ekzekutorët, janë larguar në drejtim të paditur. Policia ndërkohë ndodhet në vendngjarje dhe po punon në zbardhjen e detajeve të tjera.