Në 14 prill të vitit 1865, Presidenti amerikan Abraham Linkoln qëllohet me plumb në Teatrin Ford në Uashington, DC. Presidenti i 16-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u vra nga aktori i njohur amerikan John Wilkes Booth ndërsa ishte duke ndjekur Our American Cousin. Ai u qëllua nga John Wilkes Booth, i cili si aktor i njohur, nuk e pati të vështirë të hynte në lozhën private të presidentit në teatër, ndërsa ky ishte duke ndjekur një dramë. Pasi e qëlloi Linkolnin në kokë revolver, Booth u hodh nga lozha në skenë, duke thirrur, “Sic sempre tyrannis!” – “Kështu gjithmonë tiranëve!” (motoja e shtetit të Virxhinias) dhe shprehja e Brutit kur vrau Cezarin, sipas fjalëve të Shekspirit; Kur u hodh në skenë, Booth theu këmbën por arriti të dilte nga teatri, i hypi një kali, dhe iku në Virxhinia, ku u vra nga forcat që e ndoqën në një hambar pranë Port Royal, Virginia. Linkolni vdiq të nesërmen, më 15 prill, në mëngjes.
Duke ndodhur në fund të Luftës Civile Amerikane, vrasja ishte pjesë e një komploti më të madh të menduar nga Booth për të ringjallur kauzën e Konfederatës duke eleminuar tre zyrtarët më të rëndësishëm të qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Komplotistët Lewis Powell dhe David Herold u caktuan të vrisnin Sekretarin e Shtetit William H. Seward, dhe George Atzerodt ishte ngarkuar me detyrën e vrasjes së Zëvendës Presidentit Andrew Johnson. Përtej vdekjes së Lincoln, komploti dështoi: Seward u plagos vetëm dhe sulmuesi i mundshëm i Johnson-it humbi nervin. Pas një arratisjeje fillestare dramatike, Booth u vra në kulmin e një komploti 12-ditor. Powell, Herold, Atzerodt dhe Mary Surratt u varën më vonë për rolet e tyre në komplot.
Kalendari
70 – Rrethimi i Jeruzalemit: Titus, biri i perandorit Vespasian, rrethon kryeqytetin hebre, me katër legjione romake. Rrethimi përfundoi me marrjen e qytetit dhe shkatërrimin e tempullit të tij të famshëm.
1205 – Zhvillohet beteja e Adrianopojë midis bullgarëve dhe kryqtarëve nën Boulduinin, i cili vetëm disa muaj më parë ishte vetë-kurorëzuar Perandor i Konstandinopojës. Beteja u fitua nga bullgarët, të cilët e kapën perandorin dhe e burgosën.
1865 – Presidenti i SHBA-ve Abraham Linkoln u plagos për vdekje nga atentati disa ditë pas përfundimit të luftës qytetare. Në teatrin e Uashingtonit gjuajti Xhon But. Linkolni vdiq të nesërmen.
1889 – Lindi Arnold Joseph Toynbee, filozof britanik, historian, autor i shumë librave, përfshi “The Murderrous Tyrany of the Turks”, në të cilën ai shkroi “..ushtria turke u angazhua në asgjësimin e shqiptarëve, sepse këta kishin një frymë jo- osmane kombëtare të tyre”.
1912 – Anija më e madhe e kohës për udhëtarë “Titanic” u përplas me një ajsberg pak para mesnatës (në orën 23.40) dhe filloi të fundoset.
1942 – Malta merr Kryqin Xhorxh për trimëri. Ky kryq iu dha nga vetë Mbreti Xhorxh VI i Britanisë dhe është tani emblemë në flamurin kombëtar maltez.