Lulzim Basha i ndalur në hyrje të Kuvendit i është përgjigjur gazetarëve teksa e kanë pyetur sesi i duket situata në PD pas largimit të tij si drejtues i saj.
“Unë vij nga shumë takime në terren me demokratët dhe shoh që nuk ka frymë përbashkuese, por përçarëse nga një grup njerëzish që kanë vendosur interesat e Berishës dhe te tyret mbi interesat e demokratëve. Largimi im nuk ka shërbyer aspak për të bashkuar demokratët, por është përfituar për të vijuar frymës përçarëse me frymën që ‘kush nuk bashkohet me mua shpallet kulak’, siç po bën me Alibeaj”, tha Basha.