Një video në TikTok të një djaloshi aziatik që jep opinione mbi shtetet e botës, ka shkuar virale. Një ndjekës e ka pyetur të riun mbi Shqipërinë dhe ai ka dhënë opinionin e tij të hidhur.
“Një shtet për të cilin s’ka dëgjuar njeri më parë. Jam shumë i sigurt që edhe në Europë nuk i plas askujt se kush jeni ju”-dëgjohet djali të thotë në videon e shpërndarë masivisht në aplikacionin e njohur.
Ndërkaq nuk kanë munguar as kundër-përgjigjet e shqiptarëve në TikTok. Njëri prej tyre, shqiptar i Kosovës i është kundërpërgjigjur me një video ku i thotë publikisht: Kqyre bre kët fuckin… Ta kapi krynin ta boj sikur pallaqinkë, pllau-pllau!”