Barcelona u largua “me turp” nga Europa League. Katalanasit u mposhtën 2-3 në shtëpi nga Eintracht Frankfurt. Titujt e gazetave sportive më të mëdha në Europë kanë komentuar këtë ndeshje, por jo vetëm.
Gazeta spanjolle ‘Sport’ hapet me titullin: “Çfarë zhgënjimi”/ Barça eliminohet nga Europa League në një ndeshje zhgënjyese.

‘Marca’ shkruan : “Përmbyset” Barça/ Frankfurt i trishton njerëzit e Xavit.

E përditshmja spanjolle ‘AS’ shkruan: Frankfurt dëbon Barçën nga Evropa pasi e “goditi” për një orë.

‘Mundo Deportivo’ vjen me titullin: Në “Camp Nou”, eliminimi i merituar i Barcelonës.

Francezja “L’Equipe” shkruan: “Me Mandandën gjithçka është në rregull”/ Të shpëtuar disa herë nga portieri i tyre, Marseja arriti të fitojë kundër grekëve të PAOK-ut falë golit të Dimitri Payet.

Gazeta italiane ‘Corriere dello Sport’ vjen me titullin: “Ekziston vetëm Roma”/ Rikthimi në Olimpik: Zanioli thyen Bodo-n me një tripletë.
