Në një konferencë për mediat, ku prezantoi platformën për bashkimin e demokratëve, kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj u shpreh se aktet e njëanshme nuk i shërbejnë PD.
“Kjo nuk e pengon grupin të eksplorojë çdo mundësi për të shmangur përçarjen e partisë. Veprimet tona do i gjykojë koha e demokratët. Në cilësinë time si kryetar i PD kam bërë thirrje për bashkim. Duke quajtur si pikënisje bashkimin e pjesëve të ndara të grupit. Kam kërkuar të ftoj edhe kolegët deputetë të pezulluar apo përjashtuar. Falenderoj kolegët që kjo thirrje të ndodhte, kam ftuar në mbledhje kolegë të përjashtuar apo pezulluar dhe është fakt se çdo mbledhje është bërë me prezencën e tyre. Pas këtij hapi aktet e bashkimit duhet të jenë konkrete dhe të tregojnë se PD s’ka të tepërt asnjë anëtar. Është e rëndësishme të ruhet kontributi i kujtdo. Aktet e njëanshme nuk i shërbejnë PD. Pas një jave diskutimesh, është konkluduar në një qëndrim për bashkimin e demokratëve.” -u shpreh Alibeaj.