Që prej ditësh kur Sali Berisha u shpall ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Edi Rama nuk ka qenë asnjëherë kaq i drejtpërdrejtë. Duke folur në sot në seancë plenare për negociatat për Presidentin e Republikës, Rama tha se ‘PS nuk do të flasë në asnjë moment dhe do të shkëpusë çdo marrëdhënie me PD-në nëse ato zgjedhin në krye Sali Berishën.
Ai tha se ‘ne refuzojmë të kemi çdo kontakt me të vdekur’, duke ia ‘qarë hallin Partisë Demokratike që ‘të vdekurin e ka në mes të shtëpisë’.
Rama tha nga foltorja e Kuvendit se nëse maxhoranca do kishte një kandidat që do i bindte plotësisht, do e kishin bërë publik pa pyetur opozitën, por i kërkoi të japin kontributin e tyre ‘nëse duan’.
“Nëse do kishim kandidaturë që të na bindte plotësisht, ne do e bënim publike dhe nuk do ju pyesnim fare, por nuk e kemi, ndaj po ju pyesim, nëse doni, jepni kontribut. Vini merreni me zarfat e një procesi konfidencial dhe na tregoni hipokrizinë kur ju nxorët 5 mijë veta në 2 mijë karrige”, tha Rama.