Ish kryeministri Sali Berisha foli për zgjedhjen e presidentit të ri duke thënë se nuk do e bojkotojnë procesin, por do të jenë në parlament.
“Nuk bëhet fjalë që do të bojkotojmë procesin. Ne do të jemi në parlament. Ka idera që u shprehën dje se mund të paraqesim një kandidat tonin. Nuk më duket racionale për faktin se kur nuk ke votat, nuk e di çfarë figure bën, por do të jemi aty për të votuar kundër kandidatit”, tha Berisha.