Një avion transporti ushtarak ukrainas, i tipit An-2, është rrëzuar në rrethin Volyanskiy.
Avioni sipas raportimeve ishte duke kryer një fluturim teknik. Mësohet se si pasojë e përplasjet ka pasur viktima, ndërsa nuk përcaktohet numri i tyre. Kujtojmë se Rusia ka intensifikuar sulmet e saj në Lindje të Ukrainës.
Ata tanimë po sulmojnë rajonin e Donbasit, ndërsa një tjetër objektiv është Mariupoli. Qyteti port është i rrethuar prej ditësh dhe e vetmja pjesë e qytetit që po mbetet ende e pa pushtuar prej tyre është fabrika e çelikut.