Macron është nisur drejt kullës Eiffel ku do të mbajë fjalimin e tij të fitores.
Ndërsa dielli perëndon në kryeqytetin francez, mbështetësit tij po e presin dhe ndërkohë po shijojnë fitoren e kandidatit të tyre nën hijen e Kullës Eiffel.
Ndërsa DJ luante muzikë kërcimi, duket sikur Champ de Mars është kthyer në një klub nate.
Njerëzit shpërthyen në brohoritje të gëzueshme kur ora shënoi 20:00 me orën lokale, ndërsa imazhi i Macron u shfaq në ekran si fituesi i këtyre zgjedhjeve.
Në një det flamujsh francezë dhe të BE-së, mbështetësit e entuziasmuar brohorisnin fazën kryesore të fushatës së Macron: “Një, dy dhe pesë vjet të tjera”.