Gjenealogjia intelektuale e nje fisi patriotësh
Nga Lediana Memisha
Fisi “Demi” është një nga fiset e njohura në Shqipëri. Shumë figura të njohura intelektualësh kanë dalë nga ky fisi ku mund të përmendim Rexhep Demin, rilindas, anëtar i Lidhjes Kombëtare të Prizrenit, Musa Demin, i vëllai, patriot dhe deputet i Çamërisë, pjesëmarrës në ngritjen e flamurit në Vlorë në vitin 1912, Ahmet Rexhep Demin, pjesëmarrës në Kongresin e Lushnjës në vitin 1920, Ali Demin, Hero i Popullit, Tahir Demin, ish-kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit(i pushkatuar në vitin 1961), Myfit Sejkon, ishpërfaqësues i shtetit shqiptar në Gjenevë, Zvicër. Një pjesë e këtyre emrave kanë luftuar për pavarësinë e shtetit shqiptar nga Porta e Lartë, të tjerët morën pjesë në çlirimin e vendit nga pushtuesit duke dhënë më tej e dhe një kontribut të madh në ngritjen e shtetit të ri shqiptar.
Fëmijëria dhe shkollimi
Njazi Demi, u lind më 10 Dhjetor të vitit 1918 në Filat, të Çamërisë, nga një familje e njohur në veprimtarinë patriotike të historisë së Çamërisë. Nga Filati u largua në moshë të vogël (rreth7 -8 vjeç), diku nga viti 1926 atëhere kur nga mungesa e shkollave në Çamëri patrioti Musa Demi do të mundësonte nga Ahmet Zogu hapjen e një shkollë fillore në Sarandë për fëmijët çame. Nxënësi i kësaj filloreje do të ishte edhe Niazi. I lindur në një familje patriotike, mësimi i gjuhës shqipe në atë kohë konsiderohej një nga misionet më të larta për çdo shqiptar që ndodhej jashtë trojeve shqiptare. Nga Filati kishte pak kujtime, por kishte mall të madh. Ai u largua nga shtëpia në moshë shumë të vogël dhe të atin nuk e pa as kur vdiq (viti1940). Nënën e takoi dy muaj para se ajo të vdiste kur shkoi me detyrë të krijonte lidhje me EAM-in në fillim të vitit 1942. Fatkeqësisht, nuk u çmall shumë me të, pasi u arestua nga kuestura e Filatit të nesërmen e ditës që mbërriti, e cila kishte marrë telegram nga kuestura e Tiranës për vajtjen e tij atje dhe urdhërohej të kapej dhe të shoqërohej për në Tiranë. Si duket dikush e kishte spiunuar në Tiranë.
Mësimet e para i mori në gjuhën shqipe, në konviktin “Çamëria” në Sarandë së bashku me vëllanë e tij Kasëmin dhe fëmijët e tjerë çamë, për të vazhduar më tej shkollën e mesme në Gjirokastër dhe në gjimnazin e Shkodrës, duke i përfunduar në Tiranë në vitin 1939. Edukimin e këtyre nxënësve me burse nga Zogu e morën në dorë mësues, shumica e të cilëve ishin të shkolluar në perëndim. Niazi u edukua nga mësues jo të zakonshëm. Ishin gjenerata e dytë e rilindasve, me një kulture perëndimore, të shkolluar në Vjenë, Paris, Romë, etj, të cilët dalloheshin për patriotizëm dhe lane gjurmë të thella në brezin që edukuan. Atëhere në shkollat shqipëtare promovohej ndershmëria, karakteri, atdhedashuria, liria, respekti. Mësohej kulture klasike dhe edukimi bazohej në tradita. Shqiptarizmi, gjuha shqipe, historia e Shqipëtarëve, ishin subjekte primare që në klasën e parë, e derisa mbaroje shkollën. I apasionuar pas librave ai e përfundoi gjimnazin me nota maksimale. Për këtë arsye iu dha edhe një burse për të vazhduar studimet e larta në Romë, të cilën për arsye patriotike Niaziu e refuzoi. Ai ishte një nxënës fenomenal, dëftesa e maturës së tij ishte vetëm me 1-sha, i cili ishte vlerësimimë i lartë për nxënësit më të mire në ate kohë. Në shkollë ai mësoi gjuhën italian edhe franceze, më vonë kur shkoi në Moskë mësoi dhe gjuhën ruse. Në vitin pregatitor në fakultet, meqë ishin të detyruar të mësonin dhe një gjuhë të dytë, ai zgjodhi gjuhën franceze pasi e dinte nga gjimnazi. Pati aty për mësuese një ruse aristokrate, e cila kishte jetuar në Paris. Ajo kur e dëgjoi Niaziun të fliste frëngjisht, kujtoi se ai kishte jetuar në Francë dhe u habit kur babai i tha se nuk kishte qënë kurrë në Francë dhe se frëngjishten e kishte mësuar në shkollë. Niaziu gjatë gjithë jetës ishte lexues i përkushtuar i literatures klasike. Shpesh fliste për shkrimtarë francezë, rus, italian apo anglezë. Niaziu gjatë gjithë jetës ishte lexues i përkushtuar i literatures klasike. Shpesh fliste për shkrimtarë francezë, rus, italian apo anglezë. Para se të vdiste, ai po punonte për publikimin e dy librave profesionalë (manual për kursin pasuniversitar të tregëtisë së jashtme), të cilët nuk i përfundoi dot, duke na lënë një volum të madh konspektesh. Përparimi tregon : “Një ditë erdhën në shtëpi dy kolegë të tij nga fakulteti dhe na kërkuan t’u jepnim shënimet e lëna nga babai. Shanua, ime me, u dha një pjesë të tyre. Me to, ata i publikuan librat dhe vunë emrat e tyre si autorë. Nuk m’u duk e drejtë, por gjëra që ndodhnin në atë periudhë kur e drejta e autorit nuk vlente shumë.”
Familja
Niaziu u dashurua në luftë me partizanen 17 vjeçare Shanisha Memishaj. Në vitin1944 ai u fejuan dhe u martuan pas çlirimit në Janar 1945. Niaziu, kur forcat partizane u hodhen në veri, mbeti në Tiranë me detyrë në qeverinë e pare së bashku me Nako Spiru, Muqerem Fugën, Haxhi Kroin, Xhafer Spahiun etj
Në shërbimin diplomatik
Nga vitet 1952 – 1959, Niazi punoi si diplomat i deleguar nga shteti Shqiptar, në Moskë të BS, aty ku ndërkohë vazhdoi edhe shkollën e lartë në Universitetin e Moskës, në Fakultetin Ekonomik, ndërsa e shoqja Shanisha Memishaj, Fakultetin Juridik, po në Moskë.
Në memorien e tij djali Përparim Demi kujton: “Në vitin 1959, atëher kur mardhëniet me sovjetikët ishin krisur dhe ne po pregatiteshim të për t’u kthyer definitivsht në Shqipëri, plaçkat ishin paketuar nëpër arka dhe ne fëmijëve na dukej si një aventurë udhëtimi me vapor nga Odesa në Durrës. Babai ja fali televizorin tone portierit të ambasadës, i cili nuk dinte si ta falenderonte. Ne, kuptohet që nuk e kuptuam këtë xhest të tij. Më vonë babai na e shpjegoi se njerëzit në Shqipëri nuk kishin televizorë në atë kohë, kështu që edhe ne nuk kishte pse ta kishim !”
Puna, rikthimi në Shqipëri
Në vitet 60-të, Niaziu u emrua të punonte në sektorin e tregëtisë së jashtme . Ai dallohej për thjeshtësinë, për kulturën dhe politesën e tij. Gjithmonë i qeshur dhe i dashur jo vetëm me fëmijët, por edhe me të rriturit. Përparimi kujton nga babi se ai ishte mjaft i rreptë me ne përsa i përket respektit që duhej të tregonim ndaj familjes, farefisit, sidomos ndaj të moshuarëve. Nuk lejonte që të merrnim nëpër gojë dike dhe as të gjykonim të rriturit. Kërkonte të respektonim mësuesit dhe të silleshim mire në shkollë. Një ditë, gjeta një libër të rrallë në italisht për financat italiane, botim i vitit 1939. Kur e pyeta, më tregoi se këtë libër ia kishte dhënë Nako Spiru në vitin1946, kur hapi degën e tregëtisë së jashtme, për të kompletuar njohuritë e tij ekonomike.
Ai ishte njeriu që ndihmonte çdo filaqot për problemet e tij. Kështu shtëpia jonë u bë si zyrë pritje ku vinin nga ana e anës çamër dhe filaqotët. Përkrahja e babait për ta ishte shumë jetike, kjo e bëri atë një personazh shumë të dëgjuar në rrethet e çamërve të asaj periudhe të vështirë.
Në vitin1945, ai përkrahu “Komitetin Çam” në kërkesat e tij për riatdhesim. Ky komitet u ngrit kryesisht nga ishpartizanët e Filatit si Kasëm Demi (vëllai i vogël i Niaziut), Dervish Dojaka, Rexhep Plaku, Taho Sejko etj. Emri i tij u njoh dhe tek çamët e diaspores. Më kujtohet vizita e tij në Izmir të Turqisë (viti1967), ku hapi për here të pare një ekspozitë në panairin e Izmirit. Ky panair ishte shumë i njohur në botë dhe mjaft i rëndësishëm për atë kohë.
Kontributi i tij në jetën akademike.
Periudha akademike e Niaziut ishte e shkurtër. Ai u ngarkua të krijonte një kurs pasuniversitar për punonjësit e tregëtisë së jashtme, pranë fakultetit ekonomik në Universitetin e Tiranës. U emërua shef i katedrës së tregëtis së jashtme. Megjithëse e dinte që me këtë emërim regjimi e nxorri nga skena politike të Shqipërisë, ai e mori këtë detyrë me pasion. Filloi të shkruante leksionetqë u diktonte kursantëve dhe publikoi dhe një libër “Teknika tregëtare”. Ish kursantët që unë njihja, punonjës së Ministrisë apo të ndërmarjeve të tregëtisë së jashtme, më flisnin për here për të. Leksionet e tij ishin nga më interesante, pasi ai u tregonte dhe i shoqëronte me shëmbuj nga eksperienca e tij në marrdhëniet tregëtare me vëndet e tjera. Kishte njohuri të thella teorike por dhe experience të gjatë pune. Praktikisht njihej si themelues i tregëtisë së jashtme në Shqipëri. Manualet e asaj kohe nuk mund të dilnin jashtë ideollogjisë së partisë, kjo sot bëhet pengesë që ato të ruajnë vlerën e tyre në kushtet e një ekonomie kapitaliste. Megjithatë, përsa i përket teknikës tregëtare dhe teknikës së negocimit ato kanë vlerën e tyre. Ai në mënyrë autodidakte krijoi metodën e tij të marketingut, në një kohë kur një gjë e tillë nuk njihej fare. Po kështu, në leksionet e tij ai ndërtonte profilin psikollogjik të klientit ose të bashkbiseduesit në takimet tregëtare. Njohuritë e tij në ndërtimin e çmimit të mallit lidhur me cilësitë e tij përdoruese ishin ekselente. Shpesh në panaire ai luante rolin e promovuesit të mallrave shqipëtare. Njihte mirë tregun dhe dinte si ta prezantonte apo ti bënte tërheqës mallrat e ekspozuara.
*Pedagoge ne Universitetin Mesdhetar, Tirane