Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme vendgrumbullimin e mbetjeve inerte të qytetit të Vlorës.
Nuk kanë qenë mbetje urbane por goma të përdorura, gjë që ka bërë që tymi i zi të përfshijë një sipërfaqe të madhe të lagjes “Kushtrimi” të Vlorës.
Nuk është e para herë që ndodh në këtë zonë, duke shtuar dyshimet se zjarret janë të qëllimshme.