Dy pushueset të cilat u shpallën të zhdukura në Ksamil janë gjendur mbrëmjen e sotme.
Ato u shpallën të zhdukura pasi rreth orës 12:00 morën me qira një pedalion me qira në plazhin e Ksamilit dhe tejkaluan afatin e kthimit.
Xhiroja ishte parashikuar të zgjaste 3 orë, prej orës 12:00 deri në 15:00.
Pasi kaloi ora në të cilën duhet të riktheheshin, pronarët e pedialionit u shqetësuan dhe dhanë alarmin në Policinë Kufitare.
Dy vajzat e reja kishin marrë sendet e tyre me vete në pedalion. Pas rreth 6 orësh nga afati i caktuar vajzat janë rikthyer në plazh. Identiteti i tyre nuk bëhet me dije.