Djali i ish-Presidentit Nishani, Ersi Nishani, ka mbyllur ceremoninë mortore që u zhvillua në varrezat e Sharrës në Tiranë sot në mesditë. Me pak fjalë domethënëse, Ersi Nishani falenderoi të gjithë mbështetësit e tyre në këto momente pikëllimi, duke iu drejtuar të parit z. Sali Berisha që nuk i përmbajti dot lotët gjatë fjalimit të lamtumirës:
“Ju falënderoj Doktor, për fjalët e ndjera!
Të nderuar personalitete, të nderuar miq të pranishëm! Ju falenderoj të gjithëve për praninë tuaj, na e keni lehtësuar dhimbja sadopak këto ditë.
Lamtumirë, baba, të qoftë dheu i lehtë!” tha Ersi Nishan