Pas 2 vitesh mungesë për shkak të koronavirusit, në Itali u rikthye parada e 2 Qershorit për Festën e Republikës, me ceremoninë e zakonshme në “Altare della Patria”, ndërsa në Tiranë pritja tradicionale e organizuara nga ambasada italiane në kryeqytetin tonë.
Me qindra të ftuar ishin të pranishëm, ndërkohë që festa nisi me ritmet e Himnit Italian ‘Fratelli d’Italia’ të kënduar nga këngëtarja vlonjate Marsela Çibukaj.
“Italia gjithmonë ka qenë afër Shqipërisë, ndër shekuj kemi lidhur një marrëdhënie të fortë, speciale, dhe unike. Rroftë Italia! Rroftë Republika! Rroftë miqësia italo-shqiptare”, u shpreh ambasadori, teksa në shqip tha ‘Gëzuar’.
Të pranishëm për të festuar me miqtë nga Italia ishin politikanë, artistë, përfaqësues të medias, trupit diplomatik etj.