Kryeministri Edi Rama mbajti në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, një deklaratë me rastin e marrjes së Presidencës së Këshillit të Sigurimit. Deklarata e mbajtur përpara kryesimit të mbledhjes së parë, u fokusua kryesisht te lufta në Ukrainë dhe pasojat e saj.
Kryeministri Edi Rama ka kryesuar debatin e hapur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së mbi llogaridhënien ndërkombëtare, vendosur në rendin e ditës nga Shqipëria si një ndër prioritetet e programit të vendit tonë në këtë këshill. Në fjalën hyrëse, Rama falënderoi ambasadoren e SHBA-ve, Thomas GreenField për punën e shkëlqyer të bërë gjatë drejtimit të Këshillit të Sigurimit në muajin maj. Më tej në fjalën e tij kryeministri Edi Rama tha se vlerat themelore të të drejtave të njeriut janë parë të shkelen, ndërsa shtoi se të gjitha llojet e shkeljeve duhet trajtua me rëndësi.
Po ashtu Rama shpreh se kur dështojnë të respektojmë të drejtën për të vërtetën, atëherë institucionet bëhen më të dobëta. “Do doja ta shfrytëzoja këtë mundësi të shprehja vlerësimet për ambasadoren e SHBA-ve, Thomas Greenfield, për punën e shkëlqyer në drejtimin e Këshillit gjatë muajit maj. Besoj se flas në emër të gjithë anëtarëve të Këshillit për shprehjen e vlerësimit për ambasadoren Thomas Greenfield. Do të doja që t’iu roja mirëseardhje të ngrohtë ministrave, prania juaj tregon rëndësinë e temës që ne do të diskutojmë”, tha Rama, duke shtuar: Dallimet në opinione , mosmarrëveshjet nuk janë të pazakonta në këtë Këshill. Ato amplifikohen nëse ne përqendrohemi tek politika e përditshme dhe shqetësimet, në themel të këtyre argumenteve të qarta qëndrojnë vlerat themelore që përfaqësojnë lidhjen reale.
Nuk ka qenë e lehtë të mbërrihet këtu. Vlerat tona themelorë, të të drejtave të njeriut vijojnë të shkelen në mënyrë sistematike dhe masive. Të nderuar delegatë, të gjitha shkeljet e rënda duhen trajtuar me të njëjtën rëndësi. Padrejtësia diku është kërcënim për drejtësinë kudo, siç edhe ka thënë Luther King. Jemi të vetëdijshme që gjendemi në stres të jashtëzakonshme, dhe ne e dimë që kur dështojmë të respektojmë të drejtën për të vërtetën , institucionet tona bëhen më të dobëta. Ne mund të ndihemi edhe të dëshpëruar edhe të paduruar ndaj shkelësve që veprojnë të lirë”, u shpreh kryeministri Edi Rama. Ndër të tjerat ai u ndal edhe tek rasti i Sirisë, për të cilin tha se është një rast tragjik. “Kemi parë se si minohen shtetet të tjerë, se si rrezikohet paqja dhe siguria. Rasti i Sirisë, është shembull tragjik. Duke dështuar për të vënë para përgjegjësisë autorët, mostrajtimi i shkeljeve kudo tjetër, s’duhet të jetë arsye që mos të veprojmë. Kjo më sjell te agresori tragjik në Ukrainë.
Një luftë e padrejtë, e paprovokuar i ka shtuar dhimbje kombit ukrainas. Po shkaktohet dhimbje e panevojshme për miliona njerëz. Krime të tmerrshme zbulohen çdo ditë. Krimet nuk duhet dhe nuk mundet të mbeten të pandëshkuara. Shqipëria është në ballë të nxjerrjes të para përgjegjësive autorët. Sot na duhen më shumë vepra dhe i detyrohemi me vepra mijëra viktimave në Srebrenicë apo diku tjetër. Ua detyrojmë fytyrave të panumërta të heshtura që janë viktima të pafalshme të krimeve seksuale.”, tha shefi i qeverisë shqiptare. Ai shtoi më tej se: “Kemi parë për shumë gjatë shkelësit, autorët e shkeljeve të renda të së drejtës ndërkombëtare të lihen të lirë pa asnjë pasojë e nuk duhet të lëmë askënd të besojë se mund të kryejë krime dhe mund t’ia dalë paq. Kjo ka ndodhur shumë shpesh, kudo. Nuk duhet toleruar, nuk duhet pranuar.
Duhet të bëjmë gjithçka kemi në dorë për tu riangazhuar ndaj normave dhe vlerave themelore dhe të dyfishojmë përpjekjet për të zbatuar përputhshmërinë dhe respektimin e ligjit. Kësisoj është e rëndësishme që të punojmë sëbashku në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e objektivat e Kombeve të Bashkuara siç sanksionohen në kartën e OKB-së. Llogaria efektive do të kontribuojë për paqen, pajtimin dhe rritjen e sigurisë për të ndërtuar demokracinë në nivel lokal, rajonal, global e për ta mbrojtur dhe për të nxitur të drejtat e njeriut kudo. Duhet të bëjmë gjithçka mundemi që ta bëjmë botën gjithnjë e më të vogël për shkelësit duke përdorur mjetet dhe mekanizmat e llogaridhënies përmes drejtësisë. Pandëshkueshmëria duhet të mbetet histori”, tha Rama.
Pritja e afganëve, Rama merr çmimin prestigjioz në Neë York
Kryeministri Edi Rama është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Joan Ganz Cooney Global Leadership Aëard” në darkën vjetore të Sesame Ëorkshop për pritjen që vendi ynë i bëri shtetasve afganë të ikur nga vendi i tyre për shkak të dhunës së talebanëve. Gjatë mesazhit të tij, pas marrjes së çmimit, Rama tha se ajo çfarë ndjeu përballë kaq shumë hezitimi dhe kaq shumë refuzimesh që vinin nga vende mjaft më të pasura për t’iu hapur dyert afganëve ka vetëm një emër: “Turp”. Ai theksoi se përgjigjen e dyerve të hapura për afganët e gjejmë në historinë tonë, që është një histori mikpritjeje, një histori respekti karshi njerëzve në nevojë, një histori e mishëruar në kushtetutën tonë të parë, kodin e shqiptarëve, ku shkruhet: “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”.
“Shumë njerëz më kanë pyetur: “Pse? Pse do ta bënte Shqipëria këtë? Pse do e merrja unë këtë vendim?”. Ndoshta, edhe në këtë sallë ka njerëz që pyesin veten “pse”, si ndodhi që një prej vendeve më të varfra të Europës ishte një ndër vendet e para që u hapi dyert njerëzve, që përpëliteshin mes jetës e vdekjes. Përgjigjen e kësaj pyetjeje e gjejmë në historinë tonë, që është një histori mikpritjeje, një histori respekti karshi njerëzve në nevojë, një histori e mishëruar në kushtetutën tonë të parë, kodin e shqiptarëve, ku shkruhet: “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”. Me “mik” nuk nënkuptohej thjesht ai që ftohej, por ai që të trokiste derë, se gjendej në nevojë. Në bazë të këtij kodi, trokitja në derë është vullneti i Zotit dhe ti duhet ta hapësh. Kujtdo që i bie asaj dere i duhet dhënë strehë, kujdes dhe mbrojtje”, është shprehur Rama.