Mungesa e ujit të pijshëm në Mariupol ka arritur në një nivel kritik, ndërsa mungesa e higjienës mund të çojë në shpërthimin e kolerës, paralajmëron këshilltarit të kryebashkiakut, shkruan CNN.
Petro Andrushenko tha se qytetarët duhet të regjistrohen në zyrat përkatëse për të marrë ujë të pijshëm.
Ata mund të marrin ujë të pijshëm çdo dy ditë, tha zyrtari lokal.
Dëmet në Mariupol gjatë më shumë se dy muajsh nga bombardimet ruse ishin aq të rënda saqë shumica e shërbimeve bazë, si energjia elektrike, gazi dhe uji me tubacione, nuk janë rikthyer ende.
Andrushenko tha: “Sasia e ujit ishte e vogël më parë, por tani është ulur fare. Në të ardhmen, temperatura do të rritet, niveli i ujit do të bjerë dhe uji do të jetë më pak.”
Andrushenko tha se uji që ofrohet nuk mund të konsumohet pa u zier.
Megjithatë banorët e përdorin ujin ashtu siç është, pasi nuk kanë kushte për ta zier.
Andrushenko përsëriti paralajmërimet e tij për epidemitë për shkak të nivelit të lartë të plehrave dhe numrit të kufomave të varrosura në varre të cekëta në të gjithë qytetin.
“Ne presim kolerën ose ndonjë epidemi virale që lidhet me traktin gastrointestinal. Si rezultat i kushteve jo të mira të higjienës”, është shprehur zyrtari lokal i Mariupolit.
Të rejat e fundit në luftën Rusi-Ukrainë
- Gjendja e luftimeve në rajonin e Donetskut:Ndërsa Rusia intensifikon sulmet e saj në pjesën lindore të Ukrainës, ushtria ukrainase ka pohuar se trupat ruse po bëjnë pak përparim, veçanërisht në rajonin e Donjeckut. Aktiviteti ajror i Rusisë “mbetet i lartë” mbi Ukrainën lindore dhe ka kontribuar në “sukseset e fundit taktike” të Rusisë, por “ka dështuar të ketë një ndikim domethënës në konflikt”, sipas përditësimit të fundit të inteligjencës nga ministria e mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar . Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha këtë javë se një e pesta e territorit të vendit është nën kontrollin rus , me zonën e Donbasit “pothuajse tërësisht të shkatërruar”.
- Ushtria ukrainase thotë se Rusia lëshoi 5 raketa lundrimi drejt Kievit:Rusia “lançoi 5 raketa lundrimi X-22 nga Deti Kaspik në drejtim të Kievit” në orën 6 të mëngjesit me kohën lokale të së dielës, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës. Një raketë u shkatërrua nga njësia e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, dhe pjesa tjetër goditi “objektet e infrastrukturës në veri të kryeqytetit ukrainas”, tha ushtria. Më herët, Vadym Denysenko, këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, tha se një objektiv ushtarak dhe një objektiv civil u goditën.
- Ukraina rrëzoi katër raketa të drejtuara në Mykolaiv në Ukrainën jugore, thonë zyrtarët:Mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi katër raketa ruse të drejtuara në Mykolaiv në jug të Ukrainës, tha të dielën një përditësim nga Komanda Operacionale Jug. “Gjatë një sulmi natën nga deti me raketa në të gjithë jugun e Ukrainës, dy raketa u rrëzuan nga forcat e divizioneve tona mbi det, në afrim drejt rajonit të Mykolaiv-it”, thuhet në deklaratë. Në agim, rajoni i Mykolaiv-it iu nënshtrua përsëri një sulmi masiv raketor duke përdorur avionë dhe dy raketa u rrëzuan nga mbrojtja ajrore, thuhet në deklaratë.
- Rusia thotë se ka shkatërruar tanke në Kiev: Raketat ruse shkatërruan tanke T-72 dhe automjete të tjera të blinduara pranë Kievit që ishin furnizuar nga vendet e Evropës Lindore në Ukrainë, tha të dielën ministria ruse e mbrojtjes. Ministria shtoi se Forcat Hapësinore Ruse përdorën raketa me precizion të lartë të lëshuar nga ajri me rreze të gjatë veprimi në sulmet në periferi të kryeqytetit, duke goditur ndërtesat e një ndërmarrje për riparimin e makinave. Njoftimi rus vjen pasi shpërthime të shumta tronditën Kievin të dielën në mëngjes, në sulmet e para në kryeqytet pas disa javësh. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se një person është shtruar në spital