Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me akuzat e tij për procedurën e ndjekur për lirimin e Bajram Begajt nga posti i shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA. Berisha e ka cilësuar si anti-kushtetuese firmosjen nga Stambolli, teksa Meta ishte në një bizit zyrtare.
Ndërkaq, Meta shprehet se është e drejtë e Berishës të thotë ç’të dojë, ndërsa shton se ai është koherent
Presidenti Meta: Se çfarë thotë Berisha për dekretin për Begaj, është e drejtë e tij. Nëse ka njeri në këtë tokë me koherent në mbrojtje të Kushtetutës, me falni për modestinë, por ai është Ilir Meta.
Procedura e ndjekur ka qenë e qartë dhe plotësisht transparente. Procedura e firmosjes së këtij Dekreti është vetëm në zbatim të Kushtetutës”, tha ai në Syri TV.
Meta sqaron më tej edhe procedurën e ndjekur. “Dekreti ka ardhur në mënyrë elektronike nga Tirana në Stamboll. Pasi u shqyrtua nga unë dhe pasi e lexova, e firmosa publikisht dhe u dërgua elektronikisht ne Tiranë. Çdo veprim i imi ka qenë në përputhje me Kushtetutën dhe në përputhje me ligjin. Në planin kushtetues zero problem, ne planin ligjor zero problem, ne planin moral zero problem”, tha Meta.