Nevila Pjetri u gjet e masakruar pasditen e djeshme në Itali, në argjinaturën e përroit Parmingola.
35-vjeçarja punonte si prostitutë në shtetin fqinj, ndërsa ishte e martuar me Leonardo Markun. Ajo u largua nga banesa e saj të shtunë, për të mos u kthyer më teksa u gjet e vrarë, me shenja të shumta dhune në trup një ditë më pas.
Bashkëshorti i saj deklaroi në polici se gruaja kishte dalë për të pirë një kafe me shoqet e saj, ndërsa shtoi se ai nuk ishte në dijeni të punës që bashkëshortja bënte.
Deri më tani dyshimet janë që një klient mund ta ketë vrarë pa një konflikti të mundshëm, për shkak se disa persona kanë treguar se në përroin ku u gjet trupi kishin parë një person që tërhiqte diçka drejt bregut të përroit. Ndërkohë, dyshohet po ashtu se vrasja nuk ka ndodhur në vendin ku gruaja u gjet e vdekur.