Pas barazimit ndaj Gjermanise, Italia ka arritur të fitojë jo pa vështirësi ndaj Hungarisë me rezultatin 2-1 ne sfiden qe sonte u luajt ne Cesena. I pari që shënoi ishte Barella në minutën e 30-të nga një goditje jashtë zone. Spinazzola ishte ai që asistoi për mesfushorin zikaltër, i cili zhbllokoi rezultatin me një gjuajtje të bukur.
Ndeshja nuk ishte aq e thjeshtë për Italinë, pasi Hungaria tentoi disa herë për në portën e Donnarummës por nuk arrinin dot të kalonin mbrojtjen. Në përfundimin e pjesës së parë, në minutën e 45-të, Politano merr shumë bukur krahun e djathtë duke u futur brenda zonës dhe duke asistuar për Pellegrinin i cili dyfishon rezultatin dhe dërgon ekipet në dhomat e zhveshjes.
Pjesa e dytë ishte ndryshe për Italinë, më e vështirë ndaj një Hungarie e cila kishte hyrë në 45 minutat e dyta me një qëllim të cilin nuk e arriti, por e vuri me shpatulla pas muri ekipin e Mancinit. Në minutën e 61-të Hungaria ngushton rezultatin në 2-1 falë një autogoli nga mbrojtësi i Romës, Mancini.
Por Hungaria po kërkonte me patjetër edhe golin e barazimit, duke vendosur në vështirësi skuadrën e kaltër por nuk ia arritën qëllimit. Kështu, italia merr një fitore me vlerë dhe ngjitet në vendin e dytë të grupit 3 në kuotën e 4 pikëve…
Sakaq, Gjermania nuk shkoi me shume se nje barazim 1-1 ndaj Anglise. Per vendasit shenoi Hofmann golin e avantazhit ne pjesen e dyte. Por, pak minuta nga fundi Anglia do te barazonte shifrat me penalltine e Harry Kane ne te 88′.
Ne Ligen C Turqia luajti tenis ndaj Lituanise duke fituar 0-6, ndersa Luksemburgu mori fitore me mjaft vlera ndaj Ishujve Faroer (0-1) qe mbeten me nente futbolliste ne fund. Me heret ne Ligen B Finlanda mundi 2-0 Malin e Zi me golat e Pohjanpalo.