Partia Demokratike ka riformatuar partinë në të gjithë piramidën e saj, duke sjellë emrat që kanë mbështetur Sali Berishën para dhe pasi u shpall “non grata” nga SHBA. Në strukturat drejtuese të PD-së nuk ka asnjë emër të ri, ndonëse u theksua se do synohet hapja e partisë. A dështoi Berisha me premtimin e dhënë?
Partia Demokratike riformatoi strukturat drejtuese nën drejtimin e Sali Berishës por me “programe” të vjetra. Kryesia e PD ka ndryshuar vetëm vendet, duke vendosur emra të vjetër, por që kryesinë e mbajnë për herë të parë. Në përfundim të zgjedhjeve për sekretarin e përgjithshëm, nënkryetarët dhe sekretariatin, ka pësuar ndryshime edhe kryesia e PD-së. Sipas statutit të kësaj force politike, anëtari i kryesisë nuk duhet të ketë detyra të tjera në parti. Dy javë më parë, Flamur Noka, Luçiano Boçi, Oerd Bylykbashi dhe Ervin Minarolli kishin fituar një vend në kryesinë e PD-së, por pasi u zgjodhën në postet drejtuese të partisë, kryesia tashmë ka pësuar ndryshime. Në vend të tyre, një post në kryesinë e partisë tashmë e kanë fituar kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, Genc Deromemaj, zëdhënësja e Berishës, Floriana Garo dhe deputetja e Korçës, Sorina Koti. Në një njoftim për shtyp Partia Demokratike ka njoftuar emrat e vjetër me detyra rë reja. “Pas votimit për Organet Drejtuese të PDSH më datë 3.6.2022, bazuar në Statutin e PDSH të ndryshuar në Kuvendin Kombëtar të datës 30 prill 2022, ekipi i ri drejtues i Partisë Demokratike”, duke radhitur emrat e rinj në detyrë. “Në këtë mënyrë Partia Demokratike përmbyll procesin zgjedhor më demokratik, më transparent, më me integritet e më i besueshëm në një parti politike në Shqipëri. Një triumf i demokracisë dhe votës së lirë. Rikthimi te vota është hapi i parë dhe më i rëndësishëm për ta cuar PD drejt fitores”, thuhet në deklaratë. Sot Sali Berisha ka një parti të veten dhe me mbështetësit e tij, duke larguar nga drejtimi i Partisë Demokratike çdo shenjë të ish- kryetarit Lulzim Basha. Megjithatë ajo që bie në sy është se drejtimin e strukturave e kanë marrë të njëjtët persona që ishin nën “qeverisjen opozitare” Basha, pavarësisht se në funksione si deputetë. Pas nëntë vitesh ish lideri historik i PD Sali Berisha ka marrë drejtimin e partisë. Berisha edhe pse ka marrë PD në jetën politike nuk ka ndryshuar thuajse asgjë. Menjherë pasi Berisha u përjashtua nga Grupi Parlamentar i PD-së me vendim të Lulzim Bashës nisi një betejë të fortë në atë që njihet si “Foltorja”, duke mbajtur takime në çdo rreth të vendit. Berisha arriti të tërheqë anëtarësinë dhe më pas 16 deputetë ia bashkangjitën Berishës dhe shumë të tjerë që ishin jashtë “preferencave të Bashës, por që kishin shërbyer më parë në strukturat drejtuese të partisë dhe qeverisjes anuan nga Berisha. Ai premtoi hapjen e partisë duke sjellë emra të rinj dhe personalitete të fushave të ndryshme, por kjo nuk ka ndodhur, pasi në të gjithë strukturat drejtuesse janë të njëtët individë që kanë qenë mbështetës të liderit Berisha. Premtimin e parë për hapjen e partisë Berisha duket se nuk e ka mbajtur, ndërsa një tjetër problem serioz që do të përballet në vijim është fakti që SHBA-të pasi e shpallën “Non grata” e kanë bërë të qartë se me një subjekt politik të drejtuar nga Berisha nuk do të bashkëpunojnë. Sinjalet nuk janë aspak të mira edhe nga Partitë Popullore Europiane që ende nuk e njohin Berishën si kryetar.
Emrat në PD e re
• SALI BERISHA – Kryetar i Partisë Demokratike
• Luciano Boçi Nënkryetar i PD
• Oerd Bylykbashi Nënkryetar i PD
• Flamur Noka Sekretar i Përgjithshëm
• Ervin Minarolli Sekretar për Organizimin dhe Burimet Njerëzore
• Ivi Kaso Sekretar për Cështjet Ligjore dhe Zgjedhore
• Ledina Mandia Sekretar për Transparencën, Luftën kundër
Korrupsionit dhe Kthimin e Pronave
• Edmond Spaho Sekretar për Integrimin Europian
• Bisilim Ahmetaj Sekretar për të Drejtat e Njeriut
• Lorenc Luka Sekretar për Integrimin e të Përndjekurve Politikë
• Jola Hysaj Sekretar për Marrëdheniet me Publikun
• Indrit Hoxha Sekretar për Emigracionin Diasporën dhe
Organizimin e PD jashtë vendit
• Ylli Asllani Sekretar për Pushtetin vendor
• Megi Balliu Sekretar për Organizatat Partnere
KRYESIA E PARTISË DEMOKRATIKE
1. Agron Shehaj
2. Aldo Bumçi
3. Arben Ristani
4. Bardh Spahia
5. Belind Këlliçi
6. Edith Harxhi
7. Eleina Qirici
8. Enno Bozdo
9. Fatbardha Kadiu
10. Floriana Garo
11. Florion Mima
12. Genc Deromemaj
13. Gent Strazimiri
14. Grigels Muçollari
15. Ina Zhupa
16. Jozefina Topalli
17. Keltis Kruja
18. Luan BaçI
19. Mimoza Hajdarmataj
20. Sorina Koti
Albana Vokshi – Kryetare e LDGSH
KOMISIONI APELIT
• Adriana Kalaja Kryetare
• Elton Bano Anëtar
• Anxhela Malko Anëtar
• Ledio Nura Anëtar
• Gledis Cela Anëtar