Kosova ka dhuruar një paraqitje fantastike në Fadil Vokrri.
Dardanët kanë mposhtur 3-2 Irlandën e Veriut në ndeshjen e raundit të 3-të t Grupit C të Ligës së Kombeve.
Sa i përket golave, Kosova realizoi dy herë me Muriqin në minutat 9′ dhe 52′, ndërsa Bytyqi realizoi në minutën e 19′.
Ndërkohë, golat për miqtë u realizuan nga Lavery 45′ dhe Ballard 83′.
Pas 3 ndeshjve Kosova mban vendin e dytë me 6 pikë, 3 më pas se Greqia që mban kreun.
Spanja dhe Portugalia kanë siguruar fitore në ndeshjet e Nations League të zhvilluara mbrëmjen e sotme.
Kombëtarja spanjolle fitoi minimalisht ndaj Zvicrës së shqiptarëve, teksa Sarabia rezultoi të ishte vendimtarë në këtë takim.
Në këtë mënyrë Spanja merr fitoren e parë në këtë kompeticion, duke u renditur e dyta në grupin 2 të Ligës A, ndërsa kombëtarja helvete mbetet e fundit në grup.
Portugalia mori kështu një tjetër fitore ndaj Republikës Çeke, pasi luzitanët shënuan dy gola për të marrë 3 pikë dhe vendin e parë në grup.
Ky takim do të zhbllokohej në minutën e 33-të kur Cancelo do të dërgonte topin në rrjetë për t’i dhënë avantazhin portugezëve, ndërsa vetëm 5 minuta më pas do të dyshifroheshin shifrat, pasi Guedes do të mposhte për herë të dytë portierin çek.