Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova pretendon se dërgesat e armëve perëndimore në Ukrainë kanë përfunduar në një treg të zi, veçanërisht në Evropën Perëndimore, konkretisht sipas saj, në Shqipëri dhe Kosovë.
Ajo shtoi se deri tani autoriteti i vendit furnizues ka heshtur për këtë çështje.
Zyrtarja tha se edhe Sekretari i Përgjithshëm i Interpol-it, Juergen Stock, u ka kërkuar vendeve që të fillojnë të shqyrtojnë databazat e gjurmimit të amrëve.
Stock deklaroi se disponueshmëria e lartë e armëve gjatë konfliktit aktual do të rezultojë në përhapjen e armëve të paligjshme në fazën pas konfliktit.
Sipas tij, kjo do të fuqizojë grupet e krimit të organizuar, operacionet e të cilave janë bërë gjithnjë e më globale.