Një ngjarje e rende ka tronditur fshatin Mbrostar Ura të Fierit.
Rreth orës 6. 40, pranë disa prej serave të këtij fshati është gjetur i pajetë trupi i shtetasit Petraq Gjika, 67 vjeç, që sipas versionit të policisë së Fierit është roja i serave dhe mbi të janë gjetur shenja të mjeteve prerëse.
Roja i gjetur i vrarë, është edhe vëllai i kryeplakut të fshatit të Grecalli.
Trupi i pajete i rojes nga banore te zonës, jashte serave te kultivuara me sallator. Trupi i goditur me thike disa here.
Është gjetur jashte godines ku qendronte per te ruajtur objektin.
Objekti i ruajtur me kamera sigurie. Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia e Fierit, e cila po merr të gjitha provat nga vendi i ngjarjes qe mund te cojnë tek autori i saj.
Eksperte te drejtorise se policise fier po krehin te gjithe zonen. Paraprakisht dyshohet se ka qene nje person i vetem ai qe ka kryer vrasjen dhe eshte larguar ne kembe nga vendi i ngjarjes.
Sipas të dhënave nga fshati ku banonte roja i serave, Petraq Gjika, i ndjeri kishte kohë që punonte roje nate. Para disa kohësh ai kishte pasur një konflikt ku edhe është rrahur.