Serena Sula është një nga vajzat më të përfolura në mediat rozë në Shqipëri, teksa shumë herë provokon me trupin e saj që në të shumtat e rasteve nxjerr në shesh të pasmet dhe gjoksin.
Ajo ka jetuar një romancë me Arjon Lulin, ish-konkurrent i PërPuthen i cili kërkonte nuse në ekran.
Marrëdhënia me të nuk përfundoi ashtu siç duhet pasi të dy janë ndarë me zhgënjime, por më shumë Serena ndihet e tradhtuar nga veprimet e Arjonit. E ftuar në një emision televiziv, Serenës i është kërkuar të thotë emrin e një mashkulli që e ka ngacmuar kohët e fundit.
Serena Sula:
“Kur isha një intervistë në Top Channel qëllova me fituesin e BBV, Ilir Shaqirin. Po bëja grimin dhe erdhi Iliri me Sabianin dhe ngeli duke më parë nga kofshët. Unë isha aty edhe tha: “Wow ku e kam parë këtë”. Unë i thash që jam Serena Sula dhe ai tha: “Po je vajza që bën twerk”. Më tha që duhet të isha në BBV dhe i thashë a do bënim gjë aty bashkë edhe tha: “Vallaj po. Je shumë seksi”.