Episod i bujshëm në Argjentinë, ku gjatë një ndeshjeje një gjyqtare femër mori një sulm brutal nga një futbollist. Ngjarja ka ndodhur në Kategorinë e Tretë, mes Deportivo Independencia dhe Garmense, ku Dalma Cortadi paralajmëroi futbollistin Cristian Tirone, i cili u kthye menjëherë pasi e goditi nga pas gruan dhe e rrëzoi në tokë. Imazhi shumë i fortë me linjat dhe sigurimin që ndërhynë menjëherë për të ndaluar lojtarin. Ndeshja u ndërpre menjëherë, me arbitrin që u kontrollua në një spital aty pranë dhe u dërgua në shtëpi disa orë më vonë. Nga ana tjetër, lojtari është arrestuar menjëherë pas daljes nga fusha.