Tre persona në burgun e Peqinit janë ngritur në revoltë ditën e sotme. Sipas News24, bëhet fjalë për shtetasit Kastriot Likja, Arlind Daja dhe Kreshnik Ibraliu të cilët ndodheshin në paraburgim.
Ata nuk i janë bindur urdhrave të gardianëve dhe në momentin që kanë hyrë policët për t’i ndaluar, ata i kanë goditur. Të tre janë vënë nën akuzë të re krahas akuzave për të cilat ishin arrestuar.
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka dërguar urgjent grup pune në burgun e Peqinit për të rivendosur rendin.
Nuk dihen ende arsyet e këtij incidenti.