Është tensionuar për disa momente protesta përpara Ministrisë së Brendshme për vdekjen e 7-vjeçares Jonada Avdia.
Qytetarët dhe aktivistët janë përplasur me policinë pasi kanë dashur të lëvizin në hapësirën prapa Ministrisë dhe kanë tentuar të thyejnë korridorin e sigurisë të krijuar nga forcat policore.
Protestuesit janë parë shumë të acaruar, ndërsa bëjnë thirrje për drejtësi dhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.
