Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kujtuar Ramës afatin 72 orësh të vendosur sipas tij nga qytetarët për largimin e dy ministrave, Çuçi dhe Kumbaro, si përgjigje ndaj ngjarjes tragjike ku u vra me gomone nga komisari i policisë, 7-vjeçarja J. Avdia. Reagon Çuçi: Nuk kam lidhje me ‘kompani gomonesh’, kam marrë masat për rastin.
Kreu i demokratëve Sali Berisha e ka konsideruar ngjarjen në Potam si një krim të mirëfilltë shtetëror. Në konferencën me gazetarët, Berisha foli për të dhëna tronditëse në lidhje me këtë ngjarje, si edhe përpjekjen për të fshehur gjurmët e krimit. Sipas tij, autori i ngjarjes Arjan Tase u rikthye në detyrë vetëm nga Çuçi dhe Kumbaro dhe i bëri thirrje Ramës që t’i shkarkojë.
Ai e quajti çnjerëzor veprimin e ministrit të Brendshëm që nuk ngushëlloi familjen për humbjen e vajzës së tyre. “Protestë e madhe për një çështje thellësisht tronditëse për shoqërinë shqiptare dhe çdo vend. Të dhënat që dalin rreth këtij problemi, gjithçka flet për krim të mirëfilltë shtetëror. Skafi ishte me të gjitha ligjet i ndaluar të përdorej aty ku u ndodh. Skafisti ishte i palicensuar për përdorimin e skafit. Skafi ishte nën pronësinë e Adhurim Kushit, një nga çunat e Taulant Ballës në Londër”, është shprehur Berisha. Pavarësisht mohimit të ministrit të Brendshëm, pak orë më parë, Berisha e akuzoi atë se është anëtar i një shoqate trafikantësh dhe kontrabandistësh.
“Arjan Tase me origjinë nga Përmeti u rikthye në detyrë nga dy ministrat Bledi Veltari dhe ministrja Kumbaro. Nuk plotësonte asnjë kusht veç lidhjeve të forta me dy ministrat. Të dhënat e tjerat janë shumë tronditëse, ministri i brendshëm rezulton të jetë anëtar i një shoqate të mbushur me trafikantë dhe kontrabandistë për të cilët mediat kanë nxjerrë emrat dhe faktet. Pas 3 ditësh Bledi Veltari i paska qejf velat, ta quajmë veltari, në mënyrën më të papranueshme shkon në verbërinë e tij sa nuk gjen një status për të shprehur ngushëllim familjes. Shiko në ç’shkallë arrin çnjerëzia e këtyre ministrave të degraduar. Se çfarë e pengon atë të shprehë ngushëllim familjes oficeri i të cilit i bloi vajzën me helika atë e di vetëm ky njeri”, tha Berisha.
Ish- kryeministri akuzoi për zhdukje të kamerave të sigurisë dhe i kërkoi kryeministrit dorëheqjen e ministrave Çuçi dhe Kumbaro.
“Janë bërë përpjekje për të fshehur gjurmët e krimit, jo vetëm autori tentoi të largohej por janë zhdukur kamerat që regjistruan skenën e krimit. Kriminelë njëlloj si Arjan Tase, menjëherë kanë marrë kamerat dhe i kanë zhdukur ato por këtu ka dëshmitarë të shumtë. I kërkoj Ramës të shkarkojë menjëherë të dy ministrat, përgjegjës absolutë për fatkeqësinë në Potam dhe ky është hapi minimal. Qytetarët janë thellësisht të revoltuar. Nuk mund ta kapërcejë Rama me halucinacione si vampir politik e mediatik. Me mbrojtjen që i bën krimit meriton revoltë të madhe popullore. Edi Rama në vend të një ndjese para shqiptarëve u deklaron se kemi organizuar sezonin më të përsosur turistik në Shqipëri”. Edi Rama në vend të një 100 herë para shqptarëve deklarom se kemi organizuar sezonin më të përsorur. Sesi mund të flitet për pësosmëri kur ndodhin krimet më makabra këtë e di vetëm mendje e tij. Qytetarët i dhanë 72 orë kohë”, tha Berisha.
Reagimi i Çuçit
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar për ngjarjen tragjike që ndodhi në Himarë, kur një vajzë 7-vjeçare, si dhe për akuzat që janë hedhur ndaj tij. Çuçi i është përgjigjur Sali Berishës lidhur me akuzat që u artikuluan dje nga ish-kryeministri për një kompani mjetesh lundruese në pronësi të tij. “Sajesat me emrin tim dhe një shoqatë velierash sportive që kam krijuar me miq pasionantë të tyre, nuk kanë lidhje me asnjë biznes dhe aq më tepër me skafe apo gomone” shkruan ai. Ai në lidhje me ngjarjen tragike shkruan është përpjekur të flasë me vepra kundër fajtorëve të asaj tragjedie, të cilët tani janë para drejtësisë, përfshirë gjithashtu dhe të gjithë zinxhirin komandues të Policisë Kufitare Vlorë. “Rruga për t’u përballur me baltën e Sali Berishës është 30- vjeçare dhe nuk më sfidon. Thjesht e kemi detyrim ndaj shqiptarëve të ndajmë fatin e Shqipërisë nga fati dhe balta e tij” shkruan ai ndër të tjera. “Sipas ekstraktit të QKB, që u publikua dje në media dhe më pas iu referua edhe Berisha, ministri Çuçi figuron pronar i subjektit ‘Albanian Sailing Club’”, shkruan Çuçi.