E besuara e Putinit rusja Olga “Kurs” Kachura, 52-vjeçe, ka humbur jetën së fundmi gjatë një sulmi me raketa në Donbas.
Kachura, 52-vjeçe, komandante e një prej brigadave ruse ishte bërë e njohur pasi kishte deklaruar se merrte kënaqësi duke ekzekutuar ukrainasit.
Sipas informacioneve zyrtare, ajo është zyrtarja e 97-të e lartë ushtarake dhe njëherësh gruaja e dytë nga radhët e ushtrisë ruse, që ka humbur jetën gjatë luftimeve me ukrainasit.
Olga mbante gradën e nënkoloneles, ndërkohë që raketa e ushtrisë ukrainase, goditi veturën e saj teksa po lëvizte në qytetin Horlivk në rajonin Donetsk të Ukrainës.
