Liqeni i Farkës po transformohet dita-ditës, duke u shndërruar në një nga hapësirat më të këndshme të kryeqytetit, për të kaluar pasditet dhe jo vetëm.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar fotot nga kantieri, ku po punohet për pedonalen e re, pistën e vrapimit dhe korsinë e biçikletave.
“Kantieri i liqenit të Farkës ku po punohet për pedonalen e re, pistën e vrapimit dhe korsinë e biçikletave”, shkruan Veliaj në postimin në Facebook.
Sakaq, Farka përzgjidhet nga shumë banorë të kryeqytetit, për të kaluar fundjavat, por edhe nga kushdo që është i apasionuar pas natyrës apo sporteve ujore.