Fundjava e pare e sezonit të ri futbollistik na dhuroi disa ndeshje fantastike dhe disa nga skuadrat më të mira të sezonit të kaluar, vazhdojnë ta ruajnë formën konsistente. Pra mediat kryesisht janë fokusuar tek ndeshjet e para të sezonit në 3 nga kampionatet kryesorë.
Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive:
Gazeta madrilene “AS” e hap ditën me titull kushtuar yllit Brazilian “Vinicius ambicioz”. Braziliani aspiron gjithçka në fillimin e tij të parë të sezonit si titullar i Madridit. “Dua të fitoj pesë apo gjashtë Champions” sfidon sulmuesi. Topi i Artë 2023 shfaqet si një tjetër sfidë.
“La Gazzetta dello Sport” hapet sërish me PSG-në në sulm “ Skriniar: Inter, çfarë po bën?“
Me mbrojtjen tashmë në krizë pak ditë para fillimit të kampionatit, Inzaghi ka frikë të humbasë shtyllën e tij dhe bën një mur.
“Roma e frikshme” është titulli i “Corriere dello Sport”. Roma i jep leksion Shakhtarit duke fituar me rezultat 5-0 në Olimpico.
“Tuttosport” ka shkruar “ Alegri, a je mirë?“. Një javë para fillimit të kampionatit, skuadra është e ngadaltë, e pasaktë dhe pa ide duke humbur me rezultat 0-4 ndaj Atletico Madrid në një ndeshje miqësore.
“Shfaqje” është titulli i katalanases “Mundo Deportivo”, me Barçën u shfaq me një lojë emocionuese në Spotify Camp Nou, ku Lewandowski shënoi golin e tij të parë si lojtar i Barçës.
Prestigjozja “Marca” ka shkruar “Atletico i jep leksion Juves”. Madrilenën e mbyllin me një fitore (4-0) me një para sezon të patëmetë.
“Spektakolare” është titulli i “Sport” me Barçën që mundi Pumas me rezultat 6-0 në Gamper. Lidhja Lewandowski-Pedri mahniti në pjesën e parë.
Në Britani, “Mirror Sport” nxjerr në pah dy sulmuesit Ronaldo dhe Haaland, njëri i kundërt me tjetrin me titull “Dygolësh,Telash”. Haaland debuton në Premier League me një dygolësh në fitoren e Manchester Cityt 0-2 ndaj West Ham. Nga ana tjetër CR7 vuan tek United, të cilët e nisin këtë sezon me humbje 1-2 në shtëpi ndaj Brighton.