Arti shqiptar ka humbur një nga figurat më të rëndësishme në fushën e pikturës. Koço Ristani, piktori i njohur ka humbur jetën, pasi vuante nga një sëmundje e pashërueshme.
Ristani lindi më 8 maj të vitit 1943, ndërsa që fëmijë u apasionua pas pikturës. Por, pikturat nuk ishin i vetmi pasion i Ristanit, pasi ai njihej edhe si skenograf, kostumograf, grafist, dhe resteruator i veprave të artit mesjetar.
Ristani studimet I kreu në liceun Jordan Minstja, ndërsa kolegët e kujtojnë atë si një nga figurat kryesore të pikturës jo vetem në korccë, por edhe në Shqipëri. Piktori korccarë ka marrë pjesë në shumë ekspozita kombëtare, ku veprat e tij janë vlerësuar gjithmonë për mesazhet që transmetonte. Veprat e tij janë ekpozuar edhe në ekspozita ndërkombëtare, si në Rusi, Suedi, Gjermani, Greqi e Maqedoni.
Koco Ristani, ishte një artist origjinal që vërtetësinë e figurës njerëzore diti ta interpretojë artistikisht, duke vendosur aty frymëzimin e tij, me një etikë estetike bashkëkohore.