Alexandra Pinell e Kosta Rikës shënoi një gol të jashtëzakonshëm në ditën e hapjes së Kupës së Botës për Femra U-20, të mërkurën mbrëma.
Kosta Rika u mposht me rezultat 3-1 nga Australia në ndeshjen e parë të Grupit A në kuadër të Kupës së Botës U-20.
Megjithatë, goli i vetëm i shënuar nga Kosta Rika, me anë të Pinell ka ‘vjedhur’ gjithë vëmendjen.
Pinell hapi rezultatin në minutën e 19-të me një gol të bukur ka mundësi të nominohet për çmimin Puskas të vitit 2022.
Askush nuk priste që 19-vjeçarja të shënonte një gol të tillë nga rreth 40 metra, por befasoi të gjithë me ekzekutimin e saj.
Mesfushorja lëshoi një ‘raketë absolute’ me këmbën e saj të djathtë, duke e kapur topin në mënyrë të përsosur përpara se topi të përfundonte në këndin e sipërm të portës.
A mund ta fitojë Alexandra Pinell çmimin Puskas?
Gratë janë nominuar për çmimin Puskas vitet e fundit, por ende asnjëra nuk ka arritur të fitojë për herë të parë çmimin prestigjioz individual.
Futbollistja irlandeze, Stephanie Roche iu afrua në vitin 2014, por humbi garën me kolumbianin James Rodriguez.
This was an absolute banger.
Costa Rica captain Pinell with a free-kick from WAY, WAY back! 😳#U20WWC pic.twitter.com/X86Otfo91B
— Sacha Pisani (@Sachk0) August 11, 2022