Pas nisjes së disa prej kampionateve kryesor në Europë, sot nis dhe LaLiga. Osansuna do të përballet me Sevilla në ndeshjen hapëse dhe të dyja ekipet do luftojnë për ta hapur kampionatin në një mënyrë sa më të mirë.
Ndjekim disa nga titujt kryesorë për ditën e sotme:
“La Gazzetta dello Sport” hapet me De Ketelaere: “Milani shtëpia ime”. Dita e parë e Charles në stadiumin e së ardhmes së tij ‘San Siro’.
“Corriere dello Sport” fokusohet tek arbitrimi në sezonin e ri “Le të arbitrojmë në anglisht”. Nesër në kampionat, do të shpjegohen rregullat e reja. Arbitrat u shprehën se do të dallojnë faullin nga kontakti dhe nuk do i fryjnë bilbilit aq shpesh.
“Kostiç, sytë drejt Juves” është titulli i torinezes “Tuttosport”. Filip Kostiç është lojtari më i ri i Juventusit. Anësori i krahut të majtë ka firmosur me klubin bardhezi dhe tashmë është gati për ndeshjen e parë të kampionatit.
Në Francë, L’Equipe ia dedikon kopertinën lojtarit të Djajve të Kuq: “Paris negocion me Rashford”. PSG është në kontakt me sulmuesin e Manchester United. Lidhja e tij me Mbappé do t’i lejonte kampionët francezë të bënin një sulm të jashtëzakonshëm.
“Një ligë botërore” është titulli i madrilenes “AS”. Osasuna-Sevilla hap sot kampionatin spanjoll, në një vit i cili pritet të jetë shumë konkurues.
Katalanasja “Mundo Deportivo” si zakonisht fokusohet tek Barça dhe shkruan: “Bellerín vetëofrohet”. Anësori katalanas negocion me Arsenalin për të dalë i lirë dhe Barça ka kërkuar kohë për ta vlerësuar atë.
“Madridi nuk kursen lumturinë” është titulli i prestigjozes “Marca”. Ai transmeton shenja të fuqisë fizike dhe mendore në futbollin e tij. Fillon ashtu siç mbaroi : me fitimin e titujve.
“Sport” fokusohet tek saga e Frenkie de Jong dhe vendos si titull “Ultimatum”. Barça informon De Jong se ai duhet të ulë pagën pothuajse përgjysmë ose të largohet. Mesfushori vazhdon të ketë prioritet qëndrimin, por i ka dyert e hapura për Chelsea dhe United.