Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka vendosur ti përgjigjet kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës, pas akuzave të vazhdueshme të hedhura ndaj tij.
Drejtuesi politik socialist i Tiranës tha për Top Channel, në një intervistë se ndërsa ai në rini të tij shiste fiq, ish-presidenti shiste miqtë e tij duke i përgjuar si sigurims.
“Shoqëria jonë nuk është shoqëria as e fuksave të sigurimit të viteve 80, as e partisë së punës së Saliut te asaj periudhe te erret te Shqipërisë. Ai dhe Sali Berisha kane pasur çdo post ne Shqipëri, ata mund ta kishin bere Tiranen lule, por te gjykosh se si dikush del te liqeni dhe thotë Tirana e pastër dhe dola për vrap, dhe pastaj poston një foto të Kabulit do të thotë që ai sot nuk është vetëm sigurimsi Ilir Meta, ai sot është pacienti Ilir Meta dhe ai sot po sillet si taleban, pra e vetmja gjë që e bashkon me Kabulin përveç fotove që përdor për të fyer Tiranën, është sjellja prej talebani. Unë e di që sapo te jepet kjo interviste, te gjithë minionet e Ilirit dhe Saliut do me kujtojnë fiqtë po është tjetër gjë te shesësh fiqt dhe është tjetër gjë të shesësh miqtë dhe kjo është diferenca e madhe mes meje dhe Ilrit. Une kam shitur fiqtë për te mbijetuar kurse Iliri ka shitur miqtë duke i spiunuar për të bërë karrierë. Jemi dy bote te ndryshme dhe unë besoj që ne këtë beteje politike ndahen këto dy bote”, tha kryebashkiaku.
Veliaj tha po ashtu se Meta kërkon votat e PD dhe nuk ka asnjë interes për të mirën e Tiranës.
“Unë e mirëpres por qartazi ai është me interesuar te sillet si taleban dhe te kandidoje për bashkinë e Kabulit se sa të Tiranës. Ai do të kandidojë sepse do te fitojë imunitet, ai sot s’ka parti, ai sot s’ka mbështetje, ai sot s’ka reputacion, kështu që ai do te përdori kandidimin e tij kryesisht te shqyej pjese te PD. Ka një vakum moral ka dhe një vakum idesh. Do te prodhoje një konflikt social”, përmbylli Veliaj.