Kanë qenë dhjetë lojtarët e përzgjedhur si kandidatë për të fituar Trfoeun Kopa, që i jepet lojtarit më të mirë Under 21 të sezonit. Lista është bërë e ditur nga profili në Twitter i Ballon d’or.
Bëhet fjalë, në rend alafabetik për Karim Adeyemidel i Borussia Dortmund, Jude Bellingham i Borussia Dortmund, Eduardo Camavinga i Real Madrid, Gavi i Barcelona-s, Rayan Gravenberch i Bayern Munich, Nuno Mendes i PSG, Jamal Musiala i Bayern Munich, Josko Gvardiol i Leipzig, Bukayo Saka i Arsenal dhe Florian Wirtz i Bayer Leverkusen.
Trofeo Kopa është një çmim për lojtarin Under 21 më të mirë i organizuar nga prestigjiozja franceze France Football.
Çmimi e merr emin nga futbollisti francez Raymond Kopa dhe fituesi zgjidhet nga ish-fitues të Topit të Artë.
I fundit që e ka fituar këtë trofe ka qenë ylli i Barcelona-s, Pedri.
https://twitter.com/francefootball/status/1558130970049519621?s=20&t=9Sc4KzzbWsgpQa5BJ6AIsA