Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka vizituar së fundmi Taranton, në Itali. Arsyeja ka qenë marrëveshje binjakëzimi, mes Tiranës dhe qyetit italian.
Një marrëveshja paraprake mirëkuptimi që synon nënshkrimin e afërt të paktit të binjakëzimit që do të lidhë dy qytetet është nënshkruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe homologu i tij, kryebashkiaku i Tarantos, Rinaldo Melucci.

“Është nder të mirëpresim kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Me të do të flasim për të ardhmen, lidhjen e madhe me Shqipërinë, mundësitë për bizneset dhe të rinjtë tanë. Erion Veliaj tashmë është mik i Tarantos, kemi shumë rrugë bashkë”. Kështu është shprehur kreu i Bashkisë së Tarantos.
Ndërsa, sipas Veliajt, marrëveshja e nënshkruar dhe binjakëzimi që do të nënshkruhet shumë shpejt, na tregojnë se njerëzimi është lidhja më e rëndësishme nga të gjitha”.

“Qytetet – nënvizoi Veliaj – janë në gjendje të ndërtojnë ura kur qeveritë janë më të largëta. Ndihem pulian, jam krenar për këtë lidhje, në qytetin tim janë 25 mijë italianë që punojnë dhe jetojnë me ne. Në 30 vjet kemi bërë hapa të mëdhenj, ishim Koreja e Veriut e Evropës dhe tani jemi një komb në zhvillim”.

Pas nënshkrimit, kryebashkiaku Melucci shoqëroi kolegun e tij Veliaj në një xhiro të vogël në bukuritë e zonës, duke vizituar Kalanë e Aragones, bazilikën e katedrales së San Kataldos dhe Muzeun Arkeologjik të Tarantos.