Duket se pas disa ditësh qetësi nga fillimi i kampionateve, më në fund është kthyer sërish fokusi tek merkato verore. Disa nga ekipet “BIG” të europës po përpiqen të mbyllin disa transferime për të përforcuar skuadrën.
Ndjekim disa nga titujt kryesorë për ditën e sotme:
“La Gazzetta dello Sport” hapet me Juventusin mes telasheve dhe ardhjes së Depay: ” Vlahoviç: Max, do të kujdesem për të”. Golat e serbit janë gjithnjë e më të rëndësishëm për Allegrin pas dëmtimeve të lojtarëve të mëdhenj dhe pritjes për përforcime.
“Tuttosport” hapet me merkaton e Juventusit: “Mami im“. Veronique Rabiot hedh në erë transferimin e djalit të saj me kërkesa ekonomike të tepërta nga United. Marrëveshja do t’i kishte sjellë Juves 20 milionë, e cila tani duhet të ngadalësohet në treg.
“Titullar” është titulli i të përditshmes madrilene “AS”. Valverde qëndron në Madrid duke u konsideruar si i paprekshëm. Ancelotti e konsideron atë si aktivizuesin e madh të skuadrës.
Katalanasja “Mundo Deportivo” ka shkruar “Opsioni i parë është Foyth”. Xavi e pëlqen argjentinasin dhe është numri një në listën e Barçës për të përforcuar krahun e djathtë.
“Atletico refuzon një ofertë për Joaon” ka shkruar prestigjozja “Marca”. Propozimi ka ardhur më 31 korrik, pas miqësores kundër United.
“Bernardo Silva presion Barçës” është titulli i “Sport”. Lojtari i kërkon Barçës që të bëjë një ofertë që të mund të largohet nga Manchester City.