Në prag të festivalit të shumëpritur “Sunny Hill” që do të mbahet në kryeqytetin tonë në datat 26,27 dhe 28 gusht, Dua Lipa nuk mund të mos mungonte. Bukuroshja është duke qëndruar në Shqipëri për të shijuar ca ditë pushimi.
Në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ka treguar se po shijon plazhet e jugut.
Mbrëmjen e djeshme ajo ka publikuar në rrjetet sociale video nga darka që po shijonte. Mes të tjerash ka ndarë disa video ku shihet duke kënduar “E dehur jam” të Nexhmije Pagarushës apo “Shkel” të Armend Rexhepagiqit.
Dua gjithmonë ka promovuar kulturën shqiptare dhe duke pasur parasysh influencën e saj në botë mund të themi se është padyshim ambasadorja më e mirë e jona.
Jo më kot, edhe Facebook i ka vënë notën 10!