Një aksident i trefishtë është regjistruar para pak minutash në rrugën Beltoje në aksin Shkodër-Lezhë.
Mësohet se tre mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, e për pasojë kanë dalë nga rruga.
Sipas mediave njëra nga mjetet e përfshira në aksident është me targa të huaja, teksa të dëmtuarit janë dërguar në spitalin e Shkodrës.
Burime pranë spitalit bëjnë me dije për 6 persona të plagosur, janë në gjendje të rëndë.