66 vite më parë, më 28 gusht të vitit 1956 ndërroi jetë ish-Prefekti i Tiranës, Qazim Mulleti.
Si drejtues i Prefekturës së Tiranës do të ishte një nga figurat më të anatemuara të kohë.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka kujtuar sot figurën e tij, duke bërë një historik të shkurtër të jetës dhe veprës së Qazim Mulletit.
Statusi i Plotë
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
#SiSot, më 28 gusht 1956, ndërroi jetë ish-Prefekti i Tiranës, Qazim Mulleti.
Mësimet e para i mori në Manastir e më pas ndoqi gjimnazin “Zosimea” të Janinës.
Si pjesë e një prej familjeve me ndikim dhe me financa të konsoliduara për kohën, i vazhdon studimet e larta në liceun “Gallatasaraj” të Stambollit. Pavarësia e gjen në Tiranë, ku bëhet pjesë e zhvillimeve politike. Ndërsa, ardhja e Vidit do ta gjente pranë shpurës së tij dhe së bashku me të do të largohej drejt Vjenës.
Rikthehet dhe angazhohet në lëvizjet politike të vitit 1920. Në Kongresin e Lushnjës loboi fort për caktimin e Tiranës kryeqytet. Qe mbështetës i forcave noliste dhe kundërshtar i Zogut që në orët e para. Madje, do të ishte pjesë e atentatit karshi tij në Vjenë. Në një klimë pasigurie dhe i shpallur “tradhtar” e i dënuar në Tiranë, Mulleti gjeti strehim në Paris, ku nuk do t’i mungonte mbështetja dhe përkujdesja italiane. Me ardhjen e Italisë fashiste, Mulleti kthehet në funksione qeverisëse.
U largua nga Tirana me shpërfaqjen e forcës së Nacional-Çlirimtares duke lënë në Tiranë bashkëshorten dhe të birin. Si drejtues i Prefekturës së Tiranës do të ishte një nga figurat më të anatemuara të kohës. Bashkëlidhur më poshtë, shfaqet Mulleti gjatë një mbledhjeje, ndërsa në dokument paraqitet një kërkesë e palës italine për rivlerësimin e figurës së tij gjatë fashizmit dhe krahas tij, akti që e shkarkon nga përgjegjësite si funksionar.
