Mario Balotelli nuk ndryshon kurrë! Sulmuesi italian u përplas ditën e sotme me trajnerin Vincenzo Montella, pas triumfit 1-0 që skuadra e Adana Demirspor, arriti në shtëpi ndaj Umranijesporit te Ermir Lenjanit.
Goli i fitores u shënua nga Rodriguez, teksa Balotelli u hodh në fushë në minutën e 46-të, duke zënë vendin e rusit Dzyba. Për sa i përket përplasjes mes Balotellit dhe Montella, incidenti shpërtheu në fushë pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit.
Balotelli me sa duket i tha diçka Montella -s teksa po largohej, trajneri më pas u kthye dhe u hodh drejt sulmuesit, ndërkohë që falë ndërhyrjes së anëtarëve të stafit, u bë e mundur parandalimi i një konfrontimi të turpshëm. Kjo nuk është hera e parë që Baloteli përfshihet në të tilla situate.
https://twitter.com/balotellivekil/status/1563628970238947328?s=20&t=lExP5kSjq0m3WnCoF9XpMQ