Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një tjetër vajzë është sulmuar seksualisht.
Sipas denoncimit që ajo ka bërë në polici, njoftohet se dy persona të panjohur e kanë futur me forcë në makinë dhe më pas e kanë sulmuar seksualisht.
Viktima ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa policia po heton rastin.
Njoftimi i plotë i policisë:
SULM SEKSUAL/Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 28.08.2022 – 16:00. Viktima femër kosovare ka informuar se dy persona të pa njohur e kanë futur me forcë në veturë dhe më pas e kanë sulmuar seksualisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.
Kujtojmë që ky rast vjen vetëm një ditë pas rastit të 11-vjeçares, që u dhunua nga 5 meshkuj, për disa orë rresht.