Sot do të luhen ndeshjet e para të raundit të tretë në Champions League. Sfida kryesore dhe ajo së cilës i është kthyer fokusi krejtësisht nga mediat italiane dhe spanjolle është ajo midis Inter-Barcelona. Ndeshja do të luhet në orën 20:00 në ‘San Siro’, në një sfidë e cila mund të vendosë shumë gjëra.
Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive:
La Gazzetta dello Sport hapet me Champions League dhe Inzaghi: “Bëhu Inter! “ Tani ose kurrë”. Sot luhet ndeshja Inter-Barça, e cila mund të vendosë të ardhmen e trajnerit Inzaghi por edhe të përcaktoj skuadrën që do të kaloj grupin.
Corriere dello Sport fokusohet gjithashtu tek Championsi dhe tek trajneri Italian: “Koha e Inzaghit”. Barça vjen në San Siro, Simone do të luajë me gjithça: “Nuk ka justifikim”.
”Mirëse u ktheve” është titulli i Tuttosport. Pas një mungese të gjatë, Chiesa rishikon fushën dhe së shpejti mund të kthehet në dispozicion të Juventusit.
Gazeta katalanase ‘Sport‘ i referohet ndeshjes së Barçës ndaj Interit si një “Finalissima!” Barça shpreson të japë një goditje të fortë në fushën e Interit.
Në Francë, L’Equipe jep një pamje paraprake të ndeshjes së Marsejës: “Përhapja apo zbrazëtia e madhe”. Pasi e nisi aventurën e saj në Champions me dy humbje, Marseja duhet absolutisht të reagojë kundër Sportingut.
Ndërsa Mundo Deportivo ndryshon përkufizimin e saj, por thelbi është i njëjtë: “Ndeshja vendimtare”.
“Evropa na mat” ka shkruar prestigjiozja Marca. Atleti viziton Bruges me detyrimin për të fituar. Barça është e bindur se do ta transferojë nivelin e saj të La Liga në Champions League.